Kërkohet anulimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

schedule14:37 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 14:37 - 10 Dhjetor, 2017

Lidhja Arabe me anë të një rezolute i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të tërheqin vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Gjithashtu është kërkuar njohja e Palestinës si shtet me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe i kanë bërë thirrje Uashingtonit të anullojë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Kërkesa u bë nëpermjet një rezolute të publikuar mëngjesin e së dielës pas një takimi në Kajro. Në rezolutë, ministrat arabë thonë se Shtetet e Bashkuara “janë tërhequr si pozicioni i tyre si sponsorë dhe ndërmjetës të procesit të paqes” në Lindjen e Mesme. Dhe ata kërkojnë që “Shtetet e Bashkuara të anulojnë vendimin e tyre për Jerusalemin”. Ministrat e vendeve anëtare u mblodhën të shtunën në mbrëmje në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro për një takim të jashtëzakonshëm për të formuluar një përgjigje ndaj vendimit të SH.B.A.-së, i cili shkaktoi një valë pakënaqësie në botën arabe.
Ata gjithashtu i kërkuan bashkësisë ndërkombëtare të njohë një shtet palestinez “me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij”. Iniciativa e Presidentit Donald Trump “denoncohet dhe dënohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Ndërkohë sot kryeministri izraelit Netanjahu do të pritet në një takim në pallatin presidencial francez nga kreu i shtetit Emanuel Macron. Dreka e punës, megjithëse ishte e planifikuar prej disa javësh, do të ketë në fokus të saj çështjen e njohjes së njëanshme nga ana e SHBA të Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit./abcnews.al