David Silva ka zyrtarizuar vendimin e tij për t’u larguar nga Manchester City fundin e sezonit te ardhshme. 33-vjeçari aktivizohet me qytetarët që prej vitit 2010 dhe është shndërruar në një prej futbollistëve më të pëlqyer pë tifozërinë vendase. Gjatë aventurës me “qytetarët”, David Silva ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në Angli.
Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për mua me skuadrën e Manchester City. Pas 10 viteve mendoj se ka ardhur koha për një ndryshim. Drejtuesit e skuadrës më ofruan rinovimin e kontratës për dy vite të tjera, por vendosa të luaj vetëm për një sezon. Përfundon fjalën e tij David Silva.
Futbollisti spanjoll ka qenë një pikë kyçe edhe tek kombëtarja e “Furisë së kuqe” ku ka fituar një kupë bote dhe dy tituj europian. Mbetet e paqartë e ardhmja e mesfushorit spanjoll nëse do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të aventurës me City-n ose do të vazhdojë të luajë në një kampionat tjetër./ABC News Albania 24/7