Blogerja Armina Mevlani, teksa po fliste për temën “partneri im është çun mamaje” tha se vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time. Ajo lexoi një mesazh të një ndjekësje, ku thoshte se partneri i saj ishte një “djalë mamaje” dhe se ajo vinte për të bërë punët në shtëpinë e tyre.
“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,” u shpreh Armina. Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Sipas Arminës, kjo është një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.
“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët.
As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, u shpreh Armina. /abcnews.al