Evra gjithmonë thotë atë që mendon në të vërtetë.
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra i bëri thirrje Donny van de Beek të ndryshojë klubin.
“Kur nënshkruam me Van de Beek, isha i pari që pyeta pse morëm një mesfushor tjetër kur kishim nevojë për një mbrojtës. Të gjithë më sulmuan duke thënë se nuk më pëlqente. Por nuk kam asgjë kundër tij.
Këshilla ime për të është të shkoni atje ku do të ndjeni dashuri. Problemi në Angli, jo vetëm në Mançester, është se njerëzit nuk e respektojnë atë. Dhe ai është një lojtar shumë i mirë. Më kujton situatën me Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan kur kishin probleme te Manchester United. Kur kjo të ndodhë, ju duhet të largoheni.
Ai thjesht po humbet kohë. Lëndohet, nuk luan shumë dhe kur futet në fushë ndjen presion. Dhe nuk mendoj se ai e përballon mirë atë presion”, tha Evra për Betfair. /G.D abcnews.al/