Me këtë truk të thjeshtë do të zbuloni nëse mishi është i freskët apo jo

schedule14:02 - 23 Nëntor, 2022

schedule 14:02 - 23 Nëntor, 2022

Nuk është e lehtë të dallosh nëse mishi është i freskët dhe me cilësi të mirë. Megjithatë, disa truke mund t’ju ndihmojnë.  Elizabeth Rozik nga Qendra Bujqësore Gjermane zbuloi mënyrën më të thjeshtë për të kontrolluar nëse mishi i paketuar është ende i freskët.

Kur e shtypni me gisht, ai duhet të kthehet shpejt në gjendjen e tij origjinale dhe nuk duhet të ketë mbetur asnjë shenjë në të. Ajo gjithashtu shpjegoi se kur blini mish të paketuar, sigurohuni që të mos ketë ujë në të.“Nëse mishi është në ujë të përgjakur, do të thotë se është i vjetër”, theksoi Rozik.

“Në varësi të llojit të mishit – të gjithë kanë një ngjyrë ideale. Mishi i viçit duhet të jetë i lehtë, por jo i bardhë dhe e njëjta gjë vlen edhe për shpendët. Mishi i viçit duhet të jetë i kuq, por jo shumë i errët. Mishi i mirë i derrit është rozë e zbehtë. Duhen shmangur nuancat gri”, shton ajo. /abcnews.al