Analistët në ABC Live: Perëndimi po i ushtron presion Kosovës

schedule13:41 - 23 Nëntor, 2022

schedule 13:41 - 23 Nëntor, 2022

Tryeza e dështuar në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiç si dhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak për zgjidhjen për çështjen e targave serbe, u bënë pjesë e diskutimit në studion e ABC Live. Të pranishëm në studio ishin analistët Mentor Nazarko dhe Xhevdet Pozhari, të cilët vlerësuan që perëndimi po ushtron presion ndaj Kosovës dhe ndaj kryeministrit Kurti. I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri, Xhevdet Pozhari theksoi që ka një diskriminim nga Europa dhe patjetër që është dhe presion për Albin Kurtin, dhe kushtëzimi me liberalizimin e vizave, ndërkohë që Serbia e ka këtë që në vitin 2009.

Për analistin e njohur Mentor Nazarko ‘liberalizimi i vizave qartësisht është i lidhur me dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe me përparimin në dialog’. Sipas tij, Franca ndonëse nuk është e zëshme, qëndron mbrapa këtij bllokimi, lidhet me argumentime teknike, që duhet të plotësojë Kosova etj.

‘Është presion për Kosovën, edhe për kryeministrin Kurti. Është një këndvështrim paradoksal. Z. Kurti ka fituar një votë të madhe rinore, që në rastin e hapjesë së kufijve, mund të zvogëlohet, është trendi i të rinjve që ikin. E njëjta gjë vlen dhe për opozitën shqiptare, një pjesë e madhe e të rinjve kanë lënë vendin. Ajo që po ndodh me Kosovën, është një fyerje e madhe për të, Kosova është krijesë e BE, është një shtet i cili është rritur nga modelimi i BE, ngritja e institucioneve të saj, plotëson shumë standarte, disa standarte edhe më shumë se Shqipëria, shtytja pa kufij është fryerje për Kosovën’, tha Nazarko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!