Pallatet e sportit, auditoret e universiteteve apo korridoret e shkollave do të shërbejnë si mjedise ku do të zhvillohen provimet e maturës.
Testimi i maturantëve në qendra të mëdha parashikohet të nisë që këtë vit dhe do të monitorohet me kamera.
Kjo mënyrë, iu tha ministrja e Arsimit Evis Kushi gjimazistëve dhe mësusve në Elbasan, është zgjedhur për të shmangur kopimin dhe parregullsi të tjera të procesit.
“Këto qendra të mëdha natyrishtdo të jenë të monitoruara edhe me kamera që pastaj çdo pretendim i ngritur nga maturantë apo mësues, apo administratorë, apo prindër të mund të verifikohet dhe të shmanget çdo lloj abuzimi, të shmanget çdo lloj problematike që ne mund ta kemi patur vitet e kaluara”, tha Kushi.
Ndërsa maturantët që zgjedhin të studiojnë për mjekësi të përgjithshmë duhet të konkurojnë dhe përmes një testi shtesë.
Provimi i automatizuar sipas ministres së Arsimit në vlerësim do të ketë 30% të peshës.
“Pra 70% do të jetë nga notat e tre viteve dhe provimeve të maturës, sipas formulës që është sot në fuqi, ndërsa 30% do ta ketë provimi i automatizuar”, shpjegoi ministrja.
Mësues nga i gjithë vendi kanë nisur të përgatisin fondin e pytetjeve në lëndët e biologjisë, kimisë dhe fizikës. Ai pritet të jetë gati për konsultim më 31 dhjetor.
Ndërkohë në provimet e maturës shtetërore do të hiqet fletë-përgjigja dhe do të kthehet rivlerësimi i tezës.
Ankimi do të bëhet në shkolla ku nëse konstatohen gabime në korrigjim mësuesit dhe drejtoresha do t’ja përcjellin Qendres së Shërbimeve Arsimore për ta riparë. /abcnews.al