Kriza energjetike, Duleviç në “ABC Live”: Hije dyshimi mbi transaksionet e fundit të KESH

schedule13:53 - 22 Nëntor, 2022

schedule 13:53 - 22 Nëntor, 2022

Situata e fundit elektro-energjetike është diskutuar në studion e ABC Live me ekspertin e energjisë Azmir Duleviç i cili ka theksuar që e vetmja zgjidhje në këtë situatë është mirë-menaxhimi si dhe ka hije dyshimi në transaksionet e fundit të Korporatës Energjetike Shqiptare.

I pyetur nga gazetarja Sibora Bitri për situatën aktuale, Duleviç u shpreh që ‘kjo situatë nuk ka ardhur nga hiçi, nga njëra anë kemi përmbytje, dhe nga ana tjetër kemi një transaksion, ne e shesim shumë lirë dhe e blemë shumë shtrenjtë energjinë. Kjo është non sens. Bursa Alpex duhet vënë në funksion në janar 2023, nuk është gati për tu bërë funksionale. Ka hije dyshime, me transaksionet e fundit që bën KESH’.

Sipas Duleviç ajo që ka munguar ka qenë mirë-menaxhimi dhe koordinimi dhe bashkërendimi i punës ndërmjet të gjitha institucioneve.

“Në këto situata ku prurjet janë mbi 4000 m2 në sekond, bëhet hapja e kontrolluar, bëhet disa ditë më përpara, dhe përsa i pëtket parashikimit, pranë KESH në rrjedhjen e Drinit bëhen matje çdo 1 orë, dhe raportohen në kohë reale. Kemi dhe sistemin kombëtar meteorologjik, duhet një bashkëveprim dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët ndërmje të gjitha institucioneve”, tha Duleviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!