Zonat malore të qarkut të Elbasanit u zbardhën në orët e para të së martës së 22 nëntorit nga reshjet e para të dëborës.
Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar këtë të martë malin e Shebenikut, Steblevës, Sopotit, Polisit, Babjes, Gurit të Muzhaqit në Gurakuq.
Fshatrat malorë të Librazhdit dhe pothuajse të gjithë fshatrat e Steblevës janë zgjuar këtë mëngjes mbuluat nga shtesë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm./Abcnews.al/