Një tjetër ndërhyrje e FIFA-s në përpjekjet e skuadrave për mesazhe sociale në fanellat e tyre në Botërorin e Katarit. Kështu, pas asaj me shiritin në krahët me ngjyrat e ylberit, Federata Botërore vazhdoi me një tjetër, paraqitjen e dytë të skuadrës belge.
Në veçanti, kërkoi që nga fanella e dytë e Belgjikës të hiqej fjala “Dashuri”.
“Fjala “DASHURI” duhet të zhduket. Është e trishtueshme, por FIFA nuk na la zgjidhje tjetër. Pjesa tjetër e pamjes sonë mbetet e pandryshuar”, tha federata belge e futbollit. /G.D abcnews.al/