Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky, thirrje vendeve të NATO-s: Na ndihmoni të garantojnë mbrojtjen e termocentraleve bërthamore

schedule16:40 - 21 Nëntor, 2022

schedule 16:40 - 21 Nëntor, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që të garantojnë mbrojtjen e termocentraleve bërthamore të vendit të tij nga “sabotazhi rus”.

Në një video-mesazh të transmetuar në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid, ai tha:

“Të gjitha vendet tona janë të interesuara që të mos ketë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore.”

Po ashtu, lideri ukrainas theksoi nevojën për mbrojtje të garantuar nga sabotimet ruse në objektet bërthamore.

Zelensky bëri gjithashtu bëri thirrje për sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë për atë që ai e ka cilësuar si “politikë të gjenocidit,” ndërsa trupat e Presidentit Vladimir Putin bombardojnë infrastrukturën civile. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!