Klosi në Velipojë: Jetët e humbura në plazh përgjegjësi direkt e funksionarëve publikë

schedule20:25 - 25 Qershor, 2019

schedule 20:25 - 25 Qershor, 2019

Të gjitha bashkitë të cilët nuk kanë lidhur kontratat me operatorët turistikë për rojet bregdetare do të gjobiten tha ministri i Turizmit Blendi Klosi nga Velipoja. Ai deklaroi se të gjithë pushuesit që kanë humbur jetën ditët e fundit  ne plazhet shqiptare jane përgjegjësi  direkte e pushtetit lokal.

Nga Velipoja ministri i Turizmit Blendi Klosi ka reaguar ashpër ndaj bashkive te cilat  nuk kane kontrata të lidhura për rojet e plazhit.

Sipas tij pushteti lokal ka përgjegjësinë për jetët e humbura ditët e fundit në plazhet shqiptare.

“Duke filluar nga Velipoja kemi 0 kontrata të lidhura për rojet e plazhit.Task forca e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë cdo pëllëmbë të plazhit, duke vendosur gjoba, duke kërkuar zbatimin e këtyre kontratave të cilat nuk zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave dhe duke kërkuar qartazi jo vetëm operatorëve që kanë marrë për të kryer një biznes të caktuar por duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti edhe kryetarëve të bashkive. Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë por që drejtpërsëdrejtë penalizon të gjithë ata funksionarë lokalë apo qendrorë të cilët nuk zbatojnë VKM-në.

60 djem dhe vajza jane të trajnuara për plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës. Por  keta te rinj tha Klosi po gjejne pune si vrojtues ne Mal te Zi.

Është e pafalshme, e patolerueshme që djemtë shkojnë e gjejnë punë si vrojtues në Mal të Zi dhe largohen nga Shqipëria sepse në plazhet tona nuk i punëson njeri.”

Ai i bëri thirrje pushtetit lokal dhe inspektoriatit të turizmit, agjencisë së Bregdetit qe te marrin masat per siguaruart jeten e pushuesve.ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!