Moti i keq në vend, kryetari i Shkodrës apel qytetarëve: Mos rrezikoni, nëse është e nevojshme evakuohuni nga shtëpitë

schedule07:51 - 21 Nëntor, 2022

schedule 07:51 - 21 Nëntor, 2022

Që prej ditës së djeshme qarkullimi në urën e re të Bahçallëkut në Shkodër është ndaluar, për shkak të rrezikshmërisë që ura paraqet për lëvizjen e banorëve.

Kjo pasi reshjet e mëdha të shiut dëmtuan dje urën e vjetër të Bahçallëkut, mbeturinat e të cilës kanë vërshuar në urën e re të Bahçallëkut.

Për këtë ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili thotë nëpërmjet një postimi në Facebook se Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit.

Spahia tha se shembja e urës së vjetër paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa u bën apel qytetarëve të lagjes në afërsi të urës dhe lagjes Ajasmës të mos rrezikojnë jetën e tyre, dhe në momentin e parë që paraqitet nevoja, të evakuohen menjëherë.

“Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shembjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi.
Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet”, shkruan keyabshkiaku në Facebook./Abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!