Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi ky i fundit miratoi ligjin për fenë. Ligji kundërshton kishën ortodokse serbe e cila përfaqëson shumicën e besimtarëve në këtë vend.
Tensionet në mes të Podgoricës dhe Beogradit u ngritën pasi Mali i Zi miratoi ligjin për religjonet, i cili konteston kishës ortodokse serbe, e cila kryesisht ka shumicën e përfaqësimit religjioz në këtë shtet.
Por, ky nuk është fillimi i tensioneve në mes të dyja vendeve. Arrestime, ndalime në kufi, brohoritje në ndeshje futbolli, dëbim e konsultime ambasadorësh, e deri tek fyerjet kanë qenë të pranishme që prej shpalljes së pavarësisë në Podgoricë. Në Serbi jetojnë shumë me prejardhje nga ky vend, diku rreth 200 mijë. Një pjesë deklarohen si serb dhe një pjesë si malazez.
Një nga lagjet e kryeqytetit të Serbisë. Në Beograd është legjendë urbane që malazezëve u pëlqen të jetojnë këtu. Besohet se rreth gati 200 mijë malazez jetojnë në tërë Serbinë. Në rrugën që mban emrin e mbretëreshës Zorka, të bijës së mbretit Nikolla të Malit të Zi.
Strahinja Brajuskoviç, është i lindur në Nikshiç. Nga Podgorica 30 vjet më parë ka arritur këtu si student i ri. Ka punuar për qeverinë e përbashkët dhe ka luftuar kundër regjimit të dikurshëm në protesta. Thotë se e ka të rënd ti ndjek marrëdhëniet. Serbë e malazezë janë si vëllezër.
Strahinja Brajuskoviç, ekspert për integrime evropiane: Sigurisht që nuk do t’ia mohoja të drejtën askujt të jetë një gjë apo një gjë tjetër. Në njezët e më shumë vite këtu në Serbi, por edhe Mal të Zi e tërë Ballkanin kanë ndodhur shumë ngjarje të shëmtuara dhe kjo ka prodhuar situata të pakëndshme dhe ka ndikuar marrëdhëniet. Është normale.
Por kodi i vëllazërisë në mes të dy shteteve nuk funksionon. Presidenti Millo Gjukanoviç, rrallë qëndron kështu si në Tiranë, pranë presidentit, Aleksandër Vuçiç. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë acaruar. Gjukanoviç ka pritur e përcjellë burrështetas, por në kryeqytetin serb nuk ka qenë.
Ideja e tij për të forcuar kishën malazeze dhe për ta zvogëluar ndikimin e asaj serbe ka nxitur tensione. Kisha duhet ta dëshmoj pronën pasi Podgorica pretendon se manastiret i takojnë shtetit. Këtu në një intervistë Gjukanoviç përsërit qëndrimin e tij.
Millo Gjukanoviç, president i Malit të Zi: Kisha Ortodokse serbe sot ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe me rrjetin e saj dhe në këtë formë përkufizon atë që është mision i saj.
Nga Serbia shpesh është kontestuar shtetësia e malazezëve. Deklarimet e fundit bën që Podgorica të ftoj ambasadorin serb për konsultime si protestë. Serbët shkojnë në bregdet dhe kanë marrëdhënie familjare. Por çështja e kishës ka thelluar edhe më shumë hendekun e krijuar prej kohësh.
Incidente të vogla kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nga të vetmit ambasadorë të dëbuar nga Serbia dikur ka qenë ai malazez. Podgorica ndaloi një numër serbësh, pavarësisht se disa të lindur në Mal të Zi, të futen më në këtë shtet të shpallur si të rrezikshëm.
Kjo është pritja për vëllezërit klubit e basketbollit Buducnost të Podgoricës në Beograd. Ata quhen në mënyrë pezhorative si shqiptar.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Ne do të reagojmë kur të ketë diçka më serioze dhe e vërtetë të reagojmë dhe jo për shkak të deklaratave politike pasi do të mund të bëjmë 15 nota proteste në ditë. Duhet të ulim tensionet pasi kështu ndihmojmë edhe serbët në Mal të Zi.
Në Beograd, Strahinja Brajuskoviç, thotë se mes njerëzish marrëdhëniet janë të mira edhe pse shpesh vëllezërit janë ndarë në dy kombe. Problemet politike thotë nuk lejojnë që ballkanasit të flasin për gjërat thelbësore për jetën e qytetarëve.
Strahinja Brajuskoviç: Duke zbatuar politikën e integrimit evropian në fakt politikanët janë duke bërë dezintegrimi si të Serbisë dhe Malit të Zi, kështu edhe në tërë rajonin. E dimë që politikat integruese nënkuptojnë krijimin e urave dhe lidhjeve, por ne dy dekadat e fundit këtë nuk e shohim.
Serbia dhe Mali i Zi u ndanë pas një referendumi në maj të vitit 2006. Qytetarët janë më të bashkuar se politika, e cila në shumicën e pikave ndanë ide të kundërta, përveç të ardhmes së përbashkët evropiane. Dora e pajtimit nuk duket e lehtë as në mesin e vëllezërve./ABC News Albania 24/7