Aktorja e njohur flet për herë të parë pas spekulimeve se është martuar në fshehtësi

schedule09:17 - 19 Nëntor, 2022

schedule 09:17 - 19 Nëntor, 2022

Thashethemet se çifti i famshëm Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë martuar fshehurazi u ndezën së fundmi pas një deklarate që bëri aktorja e njohur. Gjatë një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Today Australia”, aktorja me famë botërore iu referua Gosling si “burri i saj”.

Më pëlqen Australia. Të gjithë këtu janë të mrekullueshëm, të gjithë na mirëpresin, është shumë e bukur. Burri im Ryan është këtu, fëmijët tanë janë këtu, ne po kalojmë një kohë të mirë ”, tha aktorja. Komenti i saj i bëri fansat të mendojnë se çifti, prindër të dy vajzave, janë martuar pas 10 vitesh.

Shkak për këto thashetheme u bë një tatuazh që bëri aktorja së fundmi ku shkruhet “de gosling”. Në kulturën hispanike, gratë shtojnë parashtesën “de” përpara mbiemrit të tyre pasi martohen. /abcnews.al