Sipas një eksperti, oligarkët rusë po vrasin njëri-tjetrin në një betejë të përgjakshme për pushtet. Dijetari rus Bill Browder tha se oligarkët po përpiqeshin të shpëtonin pasurinë e tyre pas sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës, sipas mediave të huaja.
Një bankier i njohur, i cili pati përplasje me Putinin gjatë menaxhimit të firmës më të madhe të investimeve të huaja në vend tha për MailOnline se valët e fundit të “vetëvrasjeve” midis elitave ruse ishin të gjitha vrasje.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Browder tha: “Këta njerëz nuk janë oligarkë në vetvete, por janë njerëz që mbajnë këto pozicione, veçanërisht në biznesin e naftës dhe gazit”, siç janë firmat Gazprom, Lukoil, Novatek ose Gazprombank.
Ai tha se “vetëvrasjet” nuk janë gjë tjetër veçse “lakmitarët që luftojnë për para dhe u vranë për to”.
Ndër ata që patën një fund të parakohshëm është Pavel Pchelnikov, miliarderi 52-vjeçar i gjetur i vrarë në banesën e tij në Moskë.
Më pas është djali i Konstantin Goloshchapov, Dmitry, i cili u gjet i vdekur katër ditë pasi babai i tij u arratis në Bjellorusi, disa ditë pasi
njerëzit e Putinit bastisën biznesin e tij dhe planifikuan ta akuzonin për përvetësim të pasurisë.
Në korrik, drejtori i transportit të Gazprom, Yuri Voronov, 61 vjeç, u gjet i vdekur në pishinën e tij.
Dhe miliarderi Alexander Subbotin, 43 vjeç, supozohej se vdiq në maj. Ekzekutivi i Lukoil mendohet të jetë helmuar me helm, i cili i shkaktoi një atak në zemër.
Multimilioneri i lindur në Ukrainë, Yevgeny Palant, 47 vjeç, dhe gruaja e tij Olga Palant, 50 vjeç, ishin viktimat e fundit të sulmeve pasi u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në rajonin e Moskës javën e kaluar.
Që nga fillimi i vitit, disa nga miqtë e Putinit kanë vdekur gjithashtu në rrethana misterioze.
Ivan Pechorin, një nga njerëzit më të afërt të Putinit dyshohet se ka rënë nga një varkë në ujërat pranë ishullit Russky në rrethana miserioze. Lajmi për vdekjen e tij, erdhi disa ditë pasi bosi i naftës Ravil Maganov vdiq pasi “ra nga dritarja e spitalit”.
64-vjeçari, i cili ishte kreu i gjigantit rus të naftës Lukoil, thuhet se vdiq pasi ra nga dritarja e katit të gjashtë të një spitali në Moskë. Lukoil, i cili më herët kishte kritikuar luftën në Ukrainë, konfirmoi vdekjen e Maganov, duke thënë se vdiq nga një sëmundje.
Më 25 shkurt, një ditë pasi Putini urdhëroi pushtimin e Ukrainës, trupi i Alexander Tyulakov, një zyrtar i lartë i Gazprom u gjet i vdekur.
Ndërkohë, i pasuri Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zëvendës president i Gazprombank dhe ish-zyrtar i Kremlinit, u gjet i vrarë me armë zjarri në apartamentin e tij në Moskë, raporton abcnews.al.
Dhe ditë më vonë, Sergey Protosenya, 55 vjeç, u gjet i vdekur në Spanjë. Protosenya ishte një ish-zëvendëskryetar i Novotek, një kompani që kishte lidhje të ngushta me Kremlinin.
Dhe në mars, trupi i miliarderit rus Vasily Melnikov u gjet në apartamentin e tij luksoz i qëlluar me thikë në qytetin e Nizhny Novgorod.
/abcnews.al