Anëtarja e Akademisë së Studimeve Albanologjike Ledi Shamku, ka reaguar pasi kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i ka dërguar një letër Konferencës së Drejtshkrimit në Prishtinë dhe ka kërkuar përjashtimin e saj. Gjithçka nisi pasi ajo e akuzoi se ai është përfshirë në plagjiaturë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shamku e ka konsideruar Gjinushin një sovjetik dhe e krahasuar me Enver Hoxhën, i cili sipas saj, 50 vite më parë përjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shumë gjuhëtarë.
Ajo ka treguar se Gjinushi e ka cilësuar atë një bandite, duke insistuar që të përjashtohej. Mirëpo, gjuhëtarët e Akademisë së Kosovës nuk kanë rënë dakord.
Postimi i plotë:
SOVJETIN GJINUSHI E PROVOVA NË KURRIZ!!!
Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin, të organizuar nga Akademia e Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të Akademizmës së Shkencizmës.
Qe një konferencë e planifikuar qysh në verë. Kam marrë qysh heret ftesë personale nga kolegët e mij të Prishtinës, ftesë që më ka gëzu fort. Si albaniste e sociolinguiste, kjo është puna ime e përditshme e pasioni im i përjetshëm. Ndaj lumturisht pranova ftesën dhe qysh në korrik çova temën dhe abstraktin. Tema u pranua dhe qeshë pjesë e programit të punimeve. Si gjuhetare!
Kur mbërrita pardje në Prishtine, mes kolegësh atje, mësova çka po ju them, dhe po e them me përgjegjësi personale!
Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i KISHIN DERGUAR NJE SHKRESË ULTIMATUM AKADEMISE SE KOSOVES KU I KERKONIN QE TE ME PERJASHTONIN MUA NGA PUNIMET E KONFERENCES. MADJE I KISHIN VENE VETON: PO ERDHI LEDI SHAMKU, NEVE NUK VIJME. PERJASHTONI ATE QE TE VIJME NE.
Të përjashtohet një gjuhëtare nga një konference gjuhesore qe te vije plagjatori i Caruanas?! Te perjashttohet nje sociolinguiste se ka biografi te keqe ngaqe e ka nxjerre Kryesarkazmen ashtu sic eshte: nje sovjet i pandreqshem?
Dhe qenkesh zhvilluar mbledhje me dy ore debat ne ASHAK, dhe i falenderoj me shpirt e zemer gjithe gjuhetaret e Akademise se Kosoves, te cilet kane deklaruar se me pare japin doreheqjen sesa t‘ia plotesojne kerkesen Gjinushit.
Konferenca zhvilloi me sukses punimet. Une referova e diskutova dhe lidhem marteveshje. Kryesarkazma erdhi pavaresisht vetos se tij qesharake sovjete.
Tash me degjo mire, Kryesarkazem! Sovjetizmes tende (jo ty, ti je pa lidhje me mu, s’ke qasje me mu), por sovjetizmes tende kam me i qendru përherë perballe si shqiptare! Perballe si përhere kam me qendru. Dhe po ta bej publik ket gjestin tend te mbrame te neveritshem. Njelloj si para 50 vjetesh kur Enveri yt perjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shume kolege te mij ”me cen ne biografi”, plot 50 vjet me pas ti ngulmove te me perjashtoje mua nga ftesa e te tjereve, per hakmarrje te vogel personale. I kam shkresat qe ke derguar ne Prishtine dhe te te vije rende qe ke shkaktu shqetesim mes Tiranes dhe Prishtines.
Me ke quajtur bandite, vecse dije se nje shkencetare e aq me shume nje albaniste e ka per krenari kur dikush i zezonave te detit e quan bandite.
Kurrgje nuk do cenosh dot ne bashkepunimin e mbare albanologjik mes Tiranes dhe Prishtines. Kurrgje, mba vesh!
Rrofte Albanologjia e lirë, e çliruar nga sovjetizmat e Shkencizmes te cilat tash i provova vete ne kurriz.
JA KY ESHTE REFORMIMI QE NJE KOMUNISTI KA SJELLË NE AKADEMINE. E SHKENCAVE.
Ndot me vjen! Rrofte Qielli i Shqipes! Kosovë, tkam nanë n shpirt/abcnews.al