Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë ditën e stme, kundër pagesës për hyrjen në parkun “Divjakë-Karavasta”.
Lexo edhe: “Plas” në Divjakë, banorët tentojnë të shkulin traun, ndërhyn policia
Ata kundërshtojnë traun e vendosur nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, pasi thonë se ndikon shumë në përditshmërinë dhe bizneset e tyre në zonë.
Gazetarja e Abc, Valbona Davidhi, raporton nga Divjaka se banorët janë të fyer nga vendosja e traut, pasi është në një zonë që konsiderohet si qendër zhvillimi ekonomik.
Vetë banorët thonë se ata paguajnë tashmë taksë për bizneset që kanë brenda parkut dhe kjo është një tarifë shtesë.
“Ministria para se të merrte këtë vendim duhet të bisedonte me këtë popull. Tani thotë që bileta elektronike nuk do përjashtojë banorët. Në park janë krijuar aktivitete, biznese dhe për këtë paguhet një farë takse. Kjo nuk quhet takse, kjo quhet zënie e rrugës. Çdo sektor që ka aktivitete atje paguan taksën e vet”, tha një banor për Abc neës.
Një tjetër tha se tarifa ndikon në çdo aktivitete tjetër, nga peshkimi e madje e deri tek jeta e tyre e zakonshme, pasi për të shkuar deri në plazh duhet të paguajnë.
I pranishëm ka qenë edhe deputeti demokrat i zonës, Saimir Korreshi, i cili shprehu mbështetjen për banorët dhe tha se ata nuk dot ë bëjnë pas derisa qeveria të tërhiqet./abcnews.al