Rënia e eksporteve? Soko: Vjen për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove

schedule19:41 - 17 Nëntor, 2022

schedule 19:41 - 17 Nëntor, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Pano Soko, në një lidhje me “Skype” me “Radarin Informativ” në abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për situatën ekonomike në vend.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se nga vjen ulja e eksporteve, Soko tha se për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove.

Sipas Sokos qeveria shqiptare duhet të reflektojë që jo vetëm eksportet por edhe importet të mos ulen, pasi do të sjellë mungesë produktesh në treg.

Ai tha se ulja e taksave është një nga mënyrat për të mbajtur ekonominë në normalitet në këtë kohë krize.

Xhokaxhi: Një koment për efektet e krizës së çmimeve që po reflektohen tek eksportet?

Soko: Natyrisht që do të reflektojë, ky është një proces normal që do të ndihet edhe tek eksportet. Kjo çështja e rritjes së çmimeve dhe kostove, do të sjellë ulje të sasive, për shkak të qarkullimit të pakët të mallrave. Ne kemi patur ulje të mallrave të sasisë në importe, sidomos mallrat e shportës apo naftës, kjo prtitet të reflektojë edhe tek eksportet, pasi kemi ngdalësim global.

Xhokaxhi: Duhet ta shohim me reflektim të kësaj krize dhe në sektorë të tjerë?

Soko: Është në varësi të kosotove. Tani duhet kuptuar një gjë, është çështja e uljes së kostove. Për shkak të rritjes së çmimit sasia e mallrave është e pakët. Të ardhur e qytetarëve nuk kanë rritur dhe kjo sjell uljen e kërkesës. Ulja e taksave është një barrë e shtuar mbi produktin. Gara është kush ul më shumë kostot, kush ndërhyn më fort, më zgjuar për të ulur kostot që të mbajë motorin në xhiro që mos ketë ngadalësim. Kriza do të reflektohet tek sasia e produktit, qytetarët nuk do blejnë më aq mish, vezë apo naftë sa kanë blerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!