Ish-shefi i komisariatit sulmohet përpara Gjykatës në Dibër

schedule19:22 - 17 Nëntor, 2022

schedule 19:22 - 17 Nëntor, 2022

Ish-shefi i komisariatit, Robert Aga është sulmuar fizikisht përpara Gjykatës së shkallës së parë në Dibër.

Burime për Abc bëjnë me dije se Aga ka qenë duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim Elektoral në kuadër të dosjes 184.

Në momentin duke pritur para Gjykatës dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ngjarja konfirmohet edhe nga policia që ka pasur një konfrontim para gjykatës. Ngjarjen e ka treguar për të justifikuar vonesën në seancë, ish administratori i Lurës Hasan Hoti edhe ky i akuzuar për krim Elektoral në kuadër të dosjes 184. Ngjarja konfirmohet edhe nga burime pranë spitalit Rajonal Dibër.

Nuk dihet nëse ngjarja është e sajuar për të shtyrë seancën në ngarkim të tyre, pasi dy avokatët që i kanë përfaqësuar deri tani kanë dhënë dorëheqjen dhe sot duhet të zgjidhnin avokat tjetër. Policia po heton për ngjarjen.

/abcnews.al/