Meksikani Talavera është “gjyshi” i Kupës së Botës së Katarit

schedule14:39 - 17 Nëntor, 2022

schedule 14:39 - 17 Nëntor, 2022

Alfredo Talavera është lojtari më i vjetër i Kupës së Botës e cila do të mbahet në Katër, me 40 vite e 63 ditë në ditën e debutimit të turneut.

Portieri meksikan, 40 paraqitje për kombin e tij, mori pjesë gjithashtu në Kupën e Botës së vitit 2014 dhe 2018, por në asnjë rast nuk doli në fushë. Edhe tani, vendin e titullarit e ka Ochoa.

Në terma absolute jemi shumë larg rekordit të mbajtur nga Essam El-Hadary, portieri egjiptian katër vite më parë duke luajtur kundër Arabisë Saudite vendosi rekordin 45 vite e 161 ditë.

Dino Zof nga ana tjetër, mban rekordin e lojtarit më të vjetër që ka luajtur në një finale, 40 vjet e 133 ditë në sfidën Itali-Gjermani Perëndimore, ku të kaltërit fituan Kupën e tretë të Botës./ h.ll/abcnews.al