Plas në Kuvend, Berisha dhe të tijtë pushtojnë foltoren, ndërpritet seanca

schedule10:58 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:58 - 17 Nëntor, 2022

Seanca plenare e ditës së sotme është pezulluar për 5 minuta, pasi kryedmeokrati Sali Berisha dhe disa deputetë bllokuan foltoren.

Në këtë moment, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj njoftoi se seanca do të pezullohej për 5 minuta.

Situata e tensionuar u krijua pasi deputetë të opozitës shprehën mosdakordësinë e tyre për kohën që iu ishte lënë në dispozicion për të folur.

“Pse unë kam dy minuta kohë ndërsa kolegët e tjerë kanë nga 10 dhe 20 minuta. A është kohë folje kjo 2 minuta? Këtu flisni ju dhe pastaj emëroni edhe ndonjë vasal tuajin për të lexuar hartim në emër të opozitës, por jo për të bërë opozitë dhe pastaj dilni e ikni të qeshur nga këtu. Kjo është turp”, tha deputeti Flamur Noka, para se ai dhe kolegë të tij të shkonin drejt foltores.