Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Beograd, konferencë me vendet e tjera të rajonit

schedule10:37 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:37 - 17 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd për koonferencën rajonale për mundësitë e zhvillimittë energjisë së ripërtëritshme në rajon.

“Beograd – Për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike”, shkruan Rama krahas fotos nga Beogradi.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjoze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!