Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka bërë thirrje investitorëve që të kthejnë sytë nga ekonomia e gjelbër.
Në një konferencë ndërkombëtare drejtori i AMF Ervin Mete theksoi se sektori financiar ka rol kyç në financimet pro mjedisit që janë kthyer në një , trend evropian dhe botëror.
Sipas kreut të AMF Suksesi i kësaj nisme varet nga angazhimi i të gjithë aktorëve
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj premtoi angazhim të qeverisë për ekonominë “green”. Kreu i komisionit të Ekonomisë deklaroi se tashmë është momenti që ti kushtohet më shumë hapësirë ekonomisë së gjelbër nga të gjithë aktorët
Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

