Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime me qytetarët e Beratit.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të punëve në Berat, Rama foli për shëndetësinë në Shqipëri.
Lexo edhe: “Je idhulli im”, i riu i drejtohet Ramës: U bëra i suksesshëm se më mbajte në krahë kur isha i vogël
Kryeministri iu referua spitalit Infektiv në Tiranë. Duke thënë se spitali plotëson të gjitha kriteret evropiane dhe se nuk i mungon asgjë nga spitalet që Perëndimi ka.
“Infektivi, një spital që mund ta vendosësh në çdo qytet të Europës pa asnjë lloj ndryshimi”, tha Rama.
Më tej Rama foli për luftën në Ukrainë dhe pasojat që e gjithë bota po vuan përfshirë edhe Shqipërinë.
Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës. Rama tha se në Shqipëri ka disa që mendojnë njësoj si Putini që anashkalojnë pasojat dhe ekzistencën e luftës në Ukraine. Rama tha se opozita është një farë e keqe që është vënë në shërbim të së keqes.
“Këtu në Shqipëri në mes të Evropës janë disa që duan me çdo kusht ta kthejnë përmbys këtë vend me pretendimin që nuk ka luftë. Nuk ka luftë është fiks e njëjta gjë që thotë ai zotëria që e ka nisur luftën, Putini. Imagjinoni kur nga brenda gjenden edhe shërbëtorë të gatshëm të vihen në dispozicion të interesave të tyre personale. Njerëz pa fe dhe thonë është fyerje. Fyerje është të vazhdojmë ti dëgjojmë. Njërës pa atdhe, dhe thonë është fyerje. Jo, fyerje është të vazhdojmë ti shohim. Njerëz pa din e iman, thonë është fyerje. Jo fyerje është të vazhdojmë ti kemi nëpër këmbët e këtij populli që ka që në 1912 që përpiqet të dalë matanë detit, për të kapërcyer historinë dhe nuk i ndahet”, tha Rama.