Petrit Doda pranon mandatin e Alfred Rushajt, dorëzon formularin në KQZ

schedule17:01 - 16 Nëntor, 2022

schedule 17:01 - 16 Nëntor, 2022

Petrit Doda ka pranuar mandatin e ish-deputetit demokrat Alfred Rushaj, i cili dorëzoi mandatin e deputetit në fillim të këtij muaji.

KQZ bën me dije se Doda dorëzoi sot formularin e vetëdeklarimit ku pranon mandatin e deputetit të PD-së.

Lexo edhe: Do të zërë vendin e Alfred Rushajt, Doda reagon për Abcnews.al

Petrit Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet.

Kujtojmë se dje, Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes, Grida Duma e cila dha dorëheqje një javë më parë për tu angazhuar në media./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!