Klajdi, një prej të rinjve të pranishëm në takimin që kryeministri Rama zhvilloi në Berat pasditen e sotme u shpreh se kreu i qeverisë është idhulli i tij. Madje, Klajdi tha se kur ka qenë i vogël kryeministri Rama e ka mbajtur në krahë dhe kjo është arsyeja që sot është i suksesshëm.
“Doja t’iu falënderoja për mundësinë që na dhatë me takimin tuaj. Ju jeni idhulli im dhe ju ndjek prej kohësh. Madje jam një nga ata dem që kam pasur fatin e mirë që kur kam qenë i vogël, ju zoti Rama më keni marrë në krahë dhe mendoj se kjo është arsyeja që jam i suksesshëm sot këtu ku jam. Jam një djalë që pëlqej marrëdhëniet me publikun, ndjek trajnime të ndryshme dhe faleminderit që keni hapur mundësi për ne të rinjtë, ku ne të kemi mundësi të shpalosim idetë tona”, tha Klajdi.
Kryeministri Rama me nota humori tha se nuk e ka atë fuqi magjike.
“Për t’iu përgjigjur djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël, nuk ma ha mendja që nëse te ka ecur të ka ecur se të kam mbajtur unë në krahë se po të kisha këtë fuqi magjike kushedi se çfarë do kishte ndodhur. Megjithatë faleminderit të që shkon mendja se mund të jetë dhe kështu, por unë nuk e besoj”, tha kryeministri./Abcnews.al/