Emrat/ Detaje nga aksidenti, si u përmbys autoambulanca në rrugën Lezhë-Milot

schedule16:28 - 16 Nëntor, 2022

schedule 16:28 - 16 Nëntor, 2022

Abc zbardh detaje te reja nga aksidenti në rrugën Lezhë-Milot, ku mbetën të lënduar katër persona. Te dëmtuar kanë mbetur një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë, njeri ishte i sëmurë dhe po transportohej në spital.

Shtetasit e paraqitur në Spitalin rajonal Lezhë janë:

1)Fatjon Pashk Gjini infermier, 34vjec
2)Nikoll Ndue Tusha 77 vjeç
3)Mrika Tusha 74 vjeç
4)Mara Gjin Prenga 73 vjeç

Për fat të mirë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Autoambulanca kthehet përmbys në Lezhë-Milot, plagosen pacientët dhe personeli mjekësor

Por si ndodhi aksidenti

Dyshohet se mjetet, që po kalonin nuk po i hapnin rrugën autoambulancës që po transportonte një grua të sëmurë në spitalin e Lezhë.

Shoferi Vlash Toma ka parakaluar dhe për të shmangur përplasjen me makina të tjera manovroi dhe humbi drejtimin e mjetit. Shoferit ju bë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar i dehur.

/abcnews.al/