Rusia shpall “non grata” dhjetëra politikanë irlandezë, përfshirë kryeministrin

schedule14:18 - 16 Nëntor, 2022

schedule 14:18 - 16 Nëntor, 2022

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë kryeministrin Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit, sipas The Guardian.

Në mesin e personave të sanksionuar janë zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave.

“Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!