Pse vendosët që të kandidoni Boçin dhe jo ju apo Bylykbashi? Himçi: Luçiano është figura më e mirë, fitojmë 100% Elbasanin

schedule22:22 - 15 Nëntor, 2022

schedule 22:22 - 15 Nëntor, 2022

Kryetari i PD-së dega Elbasan, Blendi Himçi në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo, tregoi arsyet se përse vendosën që në zgjedhjet lokale të përfaqësohen nga Luçiano Boçi.

Himçi tha se kemi të bëjmë me zgjedhje jo normale, dhe se Luçiano Boçi ishte kandidatura më e mirë.

I pyetur nga moderatori Xhafo se si u bind Himçi dhe Bylykbashki për të mos kandiduar, kreu i PD Elbasan theksoi se ky ishte një vendim unanim, pasi Elbasani ka nevojë urgjente për ndryshim.

Ai u shpreh 100% i bindur se qyteti i Elbasanit do të votojë djathtas.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Si e shihni ju kandidimin e Luçiano Boçit?

Himçi: Është kandidati i duhur.

Xhafo: Si u bindët ju dhe zoti Bylykbashki që mos kandidoni në primare

Himçi: Dega jonë nuk ka probleme, ka një frymë të jashtëzakonshme bashkëpunimi, gjë që pasqyrohet në aktivitetin politik. Ka një frymë bashkëpunimi të jashtëzakonshme mes të gjithë aktorëve politikë. Ne shquhemi për një frymë qytetarie në Elbasan. ne kërkuam figurën më të mirë të mundshme për përballje me regjimin e Edi Ramës. Figura e zotit Boçi mbart vlera të jashtëzakonshme në Elbasan.

Xhafo: Nëse zoti Boçi nuk do kandidonte ju do kandidonit?

Himçi: Faktikisht Luçiano ka qenë në situatën e dyzimit për të kandiduar ose jo, qoftë dhe për të promovuar figura të reja në PD. Ka qenë një kërkesë nga ana jonë që të kandidonte Luçiano. Më shumë i jemi imponuar ne Luçianos. Pa diskutim që Luçiano e mirëpirit pati një konsensus unanim brenda PD,. Unë kam marrë mesazhe qytetare me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Xhafo: Zoti Boçi në 2007-n për pak fitoi. Mipërpo që nga 2007-ta kur fitoi Sejdini dhe tashmë që është zoti Llatja shumë ujë ka rrjedhur se si pushteti lokal funksionon dhe ka një organizim kapilar në qytet. Sa e mundur është të kthejë Elbasani pas kaq vitesh nën drejtimin socialist?

Himçi: 100%. Është e sigurtë që do ta fitojmë padiskutim Elbasanin. Është disporpocion i madh mes kandidaturës së zotit Boçi dhe një kandidati të emëruar nga PS. Ai ka marrë vetëm 11% të votave ku 4% i dolën të pavlefshme, këtë lloj kandidature ka PS,. Është një kandidat anonim, totalisht i paaftë. Ai ka ndërtuar vetëm një Bashki me kullë, vetëm kjo do të mbahet mend.

Nazarko: Kur thoni 100% jeni për Boçin, apo edhe po të ishit ju do ishit 100%?

Himçi: Ne kemi vetëm një kandidat që është zoti Boçi.

Nazarko: A do keni primare apo jo?

Boçi: Kjo nuk është pyetje për Himçin.

Vangjeli: Kandidatura e zotit Boçi mund të ishte më e mira e mundshme për ju për Elbasanin. Çfarë do të ndryshonte nëse zoti Boçi i angazhuar në fushatë do të mbështeste një kandidaturë tjetër në PD?

Himçi: Luçiano gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, ka mbetur po ai Luçiano i thjeshtë, edhe kur ishte pedagog apo dhe në petkun e Elbasanit. Ne kemi vetëm një kandidaturë jemi të motivuar 100% për të çuar zotin boçi në Bashkinë e Elbasanit. Zoti Vangjeli ne treguam një kulturë qytetarie dhe nxorëm kandidaturën më të mi9rë, pasi jemi përballë një regjimi. Ato masakra që ndodhën në 2021 mund të përsëritën prapë, prandaj menduar që të ishte Luçiano kandidat për kryetar Bashkie.

/Abcnews.al/