Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e nesërme në “Air Albania”.
Në prag të kësaj ndeshjeje, Mançini ka folur në konferencën e zakonshme për shty.
“Ndeshja e nesërme, siç kemi bërë gjithmonë, do të jetë e vlerësuar. Një ndeshje ku do të provojmë djem të rinj, që nuk janë njohur mirë. Më bëhet qejfi që është kthyer Kieza. Është i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë edhe për Zaniolon. Janë resurse të rëndësishme. Janë të rinj dhe kur je i ri mund të përmirësohesh gjithmonë.
Respektojmë të gjitha ndeshjet. Kështu duhet të jetë në sport. Nuk kemi ardhur për shëtitje. Kemi ardhur për të bërë një ndeshje të mirë. Por do të kemi vështirësi, sepse Shqipëria luan në shtëpi. Nuk është një skuadër e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë të zotë. Shqipërinë e njoh mjaftueshëm, sespe njoh lojtarët që luajnë në Itali. Është kënaqësi që jam këtu në Tiranë, edhe pse kam qenë për herë të fundit këtu kur luaja me Shpresat e Italisë”.