Bonot e thesarit dhe obligacionet, Danaj: Qeveria po ua shet borxhin publik qytetarëve, metodë që ndiqet dhe në vendet e BE

schedule19:33 - 15 Nëntor, 2022

schedule 19:33 - 15 Nëntor, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Violdi Danaj, në një lidhje me “Skype” me “radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, foli mbi ftesën që qeveria u ka bërë qytetarëve për të blerë bono thesari dhe obligacione.

Danaj tha se qeveria po synon që të ulë borxhin publik për vitin e ardhshëm duke ua shitur atë qytetarëve.

Ai theksoi se kjo ëhstë një metodë që ndiqet prej vitesh në shtete e BE, ku qeveria u shet borxhin qytetarëve dhe ua kthen më pas paratë pas një periudhe me interes.

Sipas tij qytetarët nuk humbin asgjë dalin të fituar në rast se qeveria do të respektojë afatet.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Bono thesari, obligacione, që qytetarët të investojnë në këto, zero risk pasi është garant shteti, me njjë normeë interesi të lartë. A lidhet kjo me borxhin publik?

Danaj: Kjo lihet 100% me borxhin e qeverisë. Bonot e thesarit që shtete kërkojnë që qytetarët t’i marrin është një gjë e mirë. Italia apo shumë vende të BE kanë vite që e përdorin. Nga ana tjetër shteti shqiptar e ka të nevojshëm, pasi qeveria ka marrë vendim që të ulë borxhin publik në 2023-n, por këto para që kërkon qeveria do t’i marrë diku tjetër. Pra qeveria do ta ketë borxhin publik të brendshëm. Nëse Shqipëria do të dilte me një bono thesari të huaj interesat do të ishin shumë më të larta, kjo do të thotë që po u kërkon qytetarëve që të ndihmojnë ekonominë shqiptare duke blerë borxhin publik. Se sa i sigurt është borxhi publik këtu duhet bërë një analizë shumë e thelluar, pasi duhet të flasim për kapacitete që ka Shqipëria.

Xhokaxhi: Qeveria thjeshtë transferon borxhin tek qytetarët, por me nomra interesi goxha të mëdha>

Danaj: Është pikërisht kjo, por tashmë qytetarët e kanë borxhin publik mbi shpatulla, me taksa po e paguajnë borxhin publik, por tashmë po e blejnë. Qeveria po e shet borxhin publik, por do ua riktheje paratë qytetarëve në formë interesi. Unë nuk thashë se janë toksik këto gjëra, por thashë që a do të ketë mundësi qeveria që të kthejë paratë brenda periudhës që e thotë apo do ta zgjasë.

Xhokaxhi: A mund ta zgjasë?

Danaj: Nëse qeveria bie dakord që ta kthejë për 6 muaj me interes, atëherë në rast zgjatjeje do të rrisë dhe interesin për qytetarët. Por nëse qeveria vendos ta zgjasë dhe ta lërë interesin sa është, atëherë qytetarët do të dalin të humbur. Shqipëria është në një krizë shumë të thellë ekonomike, por rezervat që kanë shqiptarët dhe kanë mundësi të blejnë bonot e thesarit ndihmojnë shtetin.

Xhokaxhi: A ka limite në shifra sa mund të blejmë?

Danaj: Sigurisht që duhet të kenë disa limite. Edhe tavanet duhet të vendosen. Një shtet kur vendos që borxhin publik ta riblejnë qytetarët e vet duhet të ketë analizë ekonomike. Nuk mund të blihet pa fund. Bonot e thesarit janë blerja e drejtpërdrejtë e borxhit publik, kurse obligacionet janë t’i japësh hua qeverisë dhe kohërat janë të ndryshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!