Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, Lavrov akuzon sërish Perëndimin dhe aleatët e saj për provokim

schedule12:06 - 15 Nëntor, 2022

schedule 12:06 - 15 Nëntor, 2022

Perëndimi dhe aleatët e tij kanë provokuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, dhe jo anasjelltas, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, duke përdorur një justifikim tashmë të njohur për pushtimin e Moskës, sipas CNN.

“Sa më shumë që Perëndimi dhe aleatët flasin për agresion të paprovokuar, aq më shumë të gjithë janë të bindur se është provokuar nga vetë ata,” tha Lavrov.

“Dhe nuk është agresion, është një operacion për të mbrojtur interesat legjitime të sigurisë ruse për shkak të kërcënimeve në kufijtë e Rusisë dhe për të mbrojtur popullsinë ruse në Donbas”, shtoi ai.

Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n dhe Bashkimin Europian për ndërhyrje në luftën kundër Ukrainës.

“Unë besoj se NATO dhe Bashkimi Europian kanë qenë prej kohësh pjesëmarrës në një luftë hibride në Ukrainë, me furnizimet e tyre të armëve dhe trajnimin e ushtarakëve, tha ai.

Pavarësisht se foli kundër Perëndimit, Lavrov u tha gjithashtu gazetarëve se kishte folur me presidentin e Francës Emmanuel Macron, duke pretenduar se lideri francez i tha Lavrovit se donte të vazhdonte komunikimet me presidentin rus.

“Kam folur me presidentin Macron dhe ai konfirmoi synimin e tij për të vazhduar kontaktet me presidentin Putin, për një marrëveshje që do të lejojë zgjidhjen e situatës”, tha Lavrov.

Në tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret duke përjashtuar zyrtarisht mundësinë e negociatave me Putinin. Ishte data kur Putini njoftoi se do të aneksonte Kherson, Zaporizhzhia dhe Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!