Kryeministri konservator i Britanisë, Rishi Sunak ka folur me tone të ashpra përballë kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në kuadër të samitit të G20 që po mbahet në Bali, Indonezi këtë vit.
Teksa lideri ukrainas Volodymyr Zelensky i dërgoi botës mesazhin e tij përmes një video duke theksuar se nuk mund të ketë paqe nëse Rusia nuk i kthen të gjitha territoret ukrainase që ka aneksuar, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se rusët duhet të largohen menjëerë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare.
Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Është e mrekullueshme që Vladimir Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht në samit”, nënvizoi Rishi Sunak duke shtuar se: “Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe nuk duhet të kërcënojnë se do të përdorin armë bërthamore.”
/abcnews.al