Kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar planin prej 4.2 miliardë paund për të ndërtuar pesë fregata, ndërsa vendi po forcon sigurinë e tij përballë kërcënimeve në rritje nga Moska, sipas skynews.
Sunak njoftoi se prodhuesit BAE Systems do të ndërtonin 5 fregata të tjera 26 për Marinën Mbretërore, ndërsa 3 janë ende në ndërtim. Megjithatë, kryeminsitri ka refuzuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3% deri në vitin 2030.
Njoftimi vjen pas sulmeve në tubacionet e gazit Nord Stream, për të cilat është fajësuar Kremlini. Ato do të quhen HMS Birmingham, HMS Sheffield, HMS Neëcastle, HMS Edinburgh dhe HMS London.
“Veprimet e Rusisë na kanë rrezikuar të gjithëve”, tha kryeministri. “Ndërsa i japim popullit ukrainas mbështetjen që i nevojitet, ne po shfrytëzojmë gjithashtu mundësinë për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë.
“Kjo përfshin ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të luftanijeve britanike.”
/abcnews.al