Nuk duhet ta puthni kurrë në buzë qenin tuaj

schedule22:47 - 14 Nëntor, 2022

schedule 22:47 - 14 Nëntor, 2022

Çdo pronar kafshësh shtëpiake e di se sa të dashur janë ata për familjen, por sa dashuri duhet t’u japim vërtetë qenve tanë?

Sipas një sondazhi të YouGov, rreth 35 për qind e britanikëve e lënë qenin e tyre t’i lëpijë në fytyrë ose t’i puthë në buzë.

Por asistenti i një mjeku ka përdorur rrjetet sociale për të paralajmëruar pronarët e kafshëve shtëpiake që të mos puthin qenin e tyre, pasi mund të jetë vdekjeprurëse.

Ai pyeti: A e puthni qenin tuaj në gojë sepse nëse po, është koha të ndaloni.

Eksperti shëndetësor shpjegoi se bakteret mund të kalojnë nga qeni te njeriu dhe mund të shkaktojnë një infeksion të quajtur capnocytophaga canimorsus.

“Kjo është një sëmundje e rëndë që mund të shkaktojë infeksion të përhapur sistemik, shok septik, madje edhe gangrenë. Varësisht se sa shpejt përparon dhe kur diagnostikohet, amputimi mund të bëhet trajtimi i vetëm. Pse të mos shmangni gjithë atë telashe dhe thjesht të ndaloni së puthuri qenin tuaj”, tha ai.

Ky zbulim është mbështetur nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), por është një dukuri mjaft e pazakontë.

CDC shkroi: “Rrallë, mikrobet Capnocytophaga mund të përhapen te njerëzit përmes kafshimeve, gërvishtjeve ose kontaktit të ngushtë nga një qen ose mace dhe mund të shkaktojnë sëmundje, duke përfshirë sepsën. Shumica e njerëzve që kanë kontakt me një qen ose mace nuk sëmuren. Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar që kanë vështirësi të luftojnë infeksionet (për shembull, njerëzit me kancer ose ata që marrin medikamente të caktuara si steroidet) janë në rrezik më të madh për t’u sëmurë”.

Është krejtësisht normale t’i tregoni qenushit tuaj pak dashuri, por mbase më mirë të mos e lejoni të ju puthë në buzë, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!