Nëse tashmë keni filluar të dekoroni pemën dhe shtëpinë tuaj për festat e fundvitit, jeni një person i lumtur dhe miqësor. Hulumtimet e listuara në Journal of Environmental Psychology zbulojnë se njerëzit që vendosin dekorimet e tyre të Krishtlindjeve herët priren të jenë më të lumtur dhe më miqësorë.
“Rezultatet mbështesin idenë se njerëzit mund të përdorin pamjen e jashtme të shtëpisë së tyre për të komunikuar lidhjen dhe ndoshta për t’u integruar në aktivitetet sociale të një lagjeje,” shkruajnë studiuesit. Ata besojnë se dekorimet ndihmojnë gjithashtu në rritjen e dopaminës.
Psikoanalisti Steve McKeown pohon se njerëzit shijojnë procesin e zbukurimit të shtëpisë së tyre pasi është një proces “nostalgjik”. “Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzve u pëlqen të shoqërohen me gjëra që i bëjnë të lumtur dhe dekorimet e Krishtlindjeve ngjallin ato ndjenja të forta të fëmijërisë.“, tha ai. /abcnews.al