Rio Ferdinand nuk doli në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas një intervistes.
“Nuk mund të ulesh dhe të mbrosh këtë akt të Ronaldos.
Thellë brenda vetes, dhe këtë e di me siguri, e gjithë kjo u organizua për një gjë, që ai të largohej nga klubi.
Aventura e Cristianos me Man ka përfunduar, për mendimin tim. Unë nuk shoh një rrugë kthimi, nuk shoh se si klubi mund ta marrë atë. Dhe nuk mendoj se ai dëshiron të kthehet. Për këtë arsye, e gjithë kjo u bë.
Deri në këtë intervistë, unë e mbrojta atë dhe thashë se klubi ka një përgjegjësi të madhe në drejtim të përmirësimit të komunikimit,” u përgjigj ish-mbrojtësi i Manchester United në Vibe me Five podcast. /G.D abcnews.al/