Marotta ka sqaruar largimin nga Juventusi në vitin 2018. Drejtori sportiv i Interit tha se cikli te Juventus ishte drejt fundit.
“Ka pozicione të ndryshme brenda strukturës drejtuese të një klubi, por kjo nuk do të thotë se unë kam qenë kundër operacionit të Ronaldos. Atëherë duhet të vlerësoni gjithmonë anën ekonomike. Por sigurisht që nuk ishte kjo arsyeja e divorcit mes meje dhe Juventusit. Mendoj se cikli im ishte drejt fundit, bota e futbollit është e bukur edhe nga ky këndvështrim”, tha Marotta i cili shtoi:
Kjo është pjesë e dashurisë që Ronaldo ka për profesionin e tij, prandaj është e vështirë të jetosh me një rënie fizike të pashmangshme, në moshën 37-vjeçare është më e vështirë dhe nga kjo kushtëzohen edhe zgjedhjet e trajnerëve. Nuk është e lehtë për këta kampionë të shoqërojnë veten në fund të karrierës së tyre”. /G.D abcnews.al/