“Porti i Durrësit aferë Rama-Basha,” reagon ish-kreu i PD-së: “Non grata” hap thesin e mashtrimeve sa herë do të fshehë diçka

schedule13:23 - 14 Nëntor, 2022

schedule 13:23 - 14 Nëntor, 2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të bëra nga pasardhësi i tij Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme rreth Portit të Durrësit. Ndërsa e cilëson ish-kryeministrin thjesht si “non grata” pa i përmendur emrin, Basha thotë se Berisha bën deklarata të pavërteta sa herë që do të fshehë diçka.

Basha i kthen akuzat kreut të PD-së duke i thënë se ai bashkë me Ilir Metën dhe Edi Ramën, “bashkë i kanë oligarkët, mediat, lejet kullat, koncesionet etj.

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!