Tensionet në veri të Kosovës, dhe projekti franko-gjerman janë analizuar nga politologu nga Prishtina, Nexhmedin Spahiu, si pasoja të të njëjtit shkak. Në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Spahiu komentoi se Vuçiç nuk është dakord me projektin franko-gjerman dhe se ky projekt i cili mund të përbëjë dhe një projekt paqeje afatgjatë në rajon, është akoma në pikën zero.
Në këtë kushte, lufta është një alternativë për zgjidhjen e krizës aktuale. Sipas tij “Serbia është një vend kyç strategjik në Ballkan dhe në Europë, të pikëtakimit ndërmjet Danubit dhe Savës, dhe ka kuptimin e vet gjeostratetik dhe gjeopolitik. Ndaj saj perëndimi po përdor dy politika: të shkopit dhe të karrotës. Duke qenë se Rusia është e zënë me konfliktin në Ukrainë, dhe Rusia nuk i ka mirë punët atje, dhe perëndimi do ti përdorë fuqinë e saj për të kaluar Serbinë në anën e perëndimit.”
Për politologun Nexhmedin Spahiu në lidhje me prezencën e rusëve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shpreh që “është në interesin e Rusisë që të ketë një konflikt sa më të gjerë, por Rusia nuk e ka atë fuqi sa ta fusë Serbinë në luftë, dhe Serbia vepron në mënyrë të pavarur.”
Sipas tij asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është jashtë varësisë së Perëndimit, “janë në një varësi, kush më shumë ose më tepër në varësi të perëndimit.”
Për Spahiun mund të jetë dhe një një strategji e Amerikës dhe perëndimit që Kosova të futet në një konflikt, për ta afruar sa më shumë Serbinë drejt Perëndimit.
“Nuk po them që është e pashmangshme dhe kjo varet nëse Serbia do të dorëzohet para Perëndimit, apo nuk do të dorëzohet, nëse do të ketë një marrëveshje paqeje, sigurisht që nuk do të ketë luftë’, tha Spahiu. /abcnews.al