“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë e Artan Projit, i cili ka humbur shikimin.
Pavarësisht shpresës së madhe dhe ndërhyrjes së bërë nga kirurgët më të mirë në spitalin “Hygeia”, shpresat për rikthimin e shikimit te Artani ishin të pamundura.
Kirurgu Mynir Hasani tha se syri i Artanit ishte mjaft i dëmtuar për shkak të ndërhyrjes që ai kishte bërë vite më parë në një spital në Greqi.
Ndërkohë që vetë Artani edhe pse nuk mundi të shohë sërish sërish nuk e ka humbur optimizmin e tij.
Artani shprehet se më shumë i mërzitur pas operacionit është për dy dritat e syve të tij, djalin dhe vajzën, të cilët kishin shpresuar dhe lutur pa fund që të ndodhte një mrekulli, por edhe për bashkëshorten e tij, ndërsa nuk lë pa shprehur dhe zhgënjimin që nëse mjekët grek do ishin treguar më të kujdesshëm ai do të mund të shihte sërish.
Pas gjithë këtyre javëve shprese dhe ankthi, të gjithë ndiejmë keqardhje që Artani nuk mundi të rishohë, por sërish ajo që i jep shpresë janë dy engjëjt e tij, të cilët i qëndrojnë pas në çdo hap që hedh.
/Abcnews.al/