Qeveria ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend marrëveshjen e shumë debatuar politikisht me kompaninë arabe Eagle Hills për investimin në Portin e Durrësit. Në projektligj janë përcaktuar detajet e këtij projekti, ku vihet re se përfitimet e buxhetit do të jenë të ulëta, vetëm sa 2% e xhiros vjetore investitorit.
Nga 3.2 miliardë euro që pritet të arrijnë të ardhurat e privatit, qeveria do të përfitojë vetëm 280 mln euro pas përfundimit të projektit. Në relacion thuhet se shteti shqiptar i ka vënë në dispozicion arabëve një sipërfaqe toke falas prej 812 mijë metra katrorë.
Ndërsa i ka përjashtuar nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social si dhe nga një sërë taksash të tjera nga statusi i investitorit strategjik. Ndërtimi i portit të Durrësit parashikon veç ankorimit për 280 jahte e varka edhe ndërtimi i 4 mijë apartamenteve, dy hoteleve me 5 yje dhe një kazino.
Madje më planin e biznesit fillimisht është përcaktuar ndërtimi i apartamenteve të cilat do të shiten me një vlerë prej 1500 deri në 2000 euro metri katrorë. Ndërsa realizimi i portit të jahteve do të kryehet në fazën e fundit. Financimi i këtij të fundit do të mundësohet nga të ardhurat e mbledhura nga shitja e apartamenteve. Kompania arabe Eagle Hills ka planifikuar të investojë 160 mln euro nga 2.1 miliardë euro të parashikuara për këtë projekt. /abcnews.al