Koncertet e Harry Styles vazhdojnë të bëhen virale dhe mbrëmja e së premtes së kaluar do të jetë e paharrueshme për një fanse të tij. Të premten, ylli i njohur i muzikës pop u shfaq live në Los Angeles dhe një fanse i kërkoi që të zbulonte gjininë e foshnjës që po pret.
28-vjeçarja shtatzënë ra në sy me një shënim ku shkruhej: ‘A është foshnja ime djalë apo vajzë?’ . Kur ai e pa, ajo i dha një zarf të mbyllur me gjininë e fëmijës së saj të zbuluar brenda. Me ngazëllim, këngëtari donte t’i bënte një nder, por së pari e mbajti atë në pezull për pak momente.
@harrysinparis LA night 8 #harrystyles #loveontour ♬ original sound – HarrysinParis
“A mund të vendos muzikë për zbulimin e gjinisë, ju lutem?’ tha ai më pas dhe më pas muzikantët luajtën një tingull të ngjashëm që i përshtatej rastit. Më pas filloi të këndonte “Unë di diçka që ti nuk e di”, dhe menjëherë shikoi zarfin. “Është një… vajzë!” bërtiti ai dhe publiku festoi me britma dhe duartrokitje.
@harrysinparis Replying to @TexasTornado? I’m so sorry I thought I posted all the video ??♀️ #harrystyles #loveontour ♬ original sound – HarrysinParis