Presidenti rus Vladimir Putin ka porositur një furnizim të ri me dhjetëra raketa hipersonike Zircon me aftësi bërthamore, me një shpejtësi prej afro 7000 milje në orë, sipas Daily Mail.
Arma ‘9 Mach’, e njohur në Rusi si ‘Tsirkon’ do të vendoset në shërbim të ushtrisë ruse brenda këtij viti, ndërsa raportohet se presidenti rus ka shpenzuar shumë para për zhvillimin e raketave të reja me aftësi bërthamore, të cilat sipas tij janë ‘të pandalshme’ nga mbrojtja ajrore perëndimore.
“Kontrata e parë për prodhimin e një grupi Tsirkon u nënshkrua në verën e vitit 2021”, tha një burim i afërt me ministrinë ruse të mbrojtjes, ndërsa “një kontratë shtesë u nënshkrua këtë vjeshtë.”
/abcnews.al