Ka një fluturim në botë që zgjat më pak se një këngë.
Nëse dikush mendon se duhet të shkojë në aeroport 2 orë para fluturimit, të kalojë sigurinë, të presë në portë dhe më pas të hipë, patjetër që do të mendojë pak më shumë nëse fluturimi zgjat disa sekonda, shkruan abcnews.al.
Ky fluturim kryhet në Skoci dhe është fluturimi më i shkurtër komercial në botë, duke transportuar pasagjerë ndërmjet Westray dhe Papa Westray, në arkipelagun Orkney, në vetëm… 47 sekonda. Ky fluturim transporton oficerë policie, mësues, studentë dhe mjekë në një avion Britten Norman Islander me 8 vende dhe është krijuar për ata që duan të shmangin transferimin 20-minutësh me varkë.
Megjithatë, ka edhe fluturime të tjera të shkurtra, si ai midis Karpathos dhe Kasos me Olympic Air brenda Greqisë, që zgjat 5 minuta, ndërsa fluturimi midis Connemara dhe Inis Mór në Irlandë zgjat më pak se 10 minuta për të arritur në destinacionin e tij, në Gjirin e Galway.
Në Karaibe, fluturimi midis St. Maarten dhe Anguilla zgjat 10 minuta, ndërsa St. Maarten dhe St. Barts dhe St. Maarten dhe Saba marrin 5 minuta më shumë dhe arrin 15 minuta./abcnews.al