Ish Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbiacov paralajmëroi se bota është pranë katastrofës së luftës botërore. Ai u shpreh i shqetësuar për atë që mund të ndodhë shumë shpejt.
Mikhail Gorbaciov mbahet mend mes të tjerave, si president i Bashkimit Sovjetik, por dhe për marrëveshjen e arritur me Ronald Reagan, me të cilën iu dha fund luftës së ftohtë. Dy vjet para rrëzimit të murit të Berlinit. Rusia deklaroi atëgerë se ishte gati për një revolucion paqësor me synimin për t’u bërë shembull në botë.
Në atë periudhë u kuptua qartë se fuqitë bërthamore ishin një kërcënim real, dhe kjo bindi Gorbaciov të firmoste marrëveshjen për paqe. Dhe pas përfundimit të periudhës në pushtet në 1989-ën, Gorbaciov vijoi të paralajmëronte superfuqitë që të shmangnin përdorimin e armëve bërthamore dhe të mos provokonin shtetet e tjera.
Tashmë lideri rus është përqendruar në situatën mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Kim Jong un po përpiqet ti dëshmojë botës se ka armë të fuqishme bërthamore. Nga ana tjetër dhe Korea e Jugut po merr masat për të qenë e gatshme ndaj çdo kundërsulmi.
Në një intervistë për italianen la Repubblica, Gorbaciov paralajmëroi se ndonjë gabim i diktatorit koreanoverior gjatë testeve bërthamore mund të detyrojnë Tramp që të veprojë duke nisur luftën e tretë botërore./abcnews.al