Plani franko-gjerman, Burimi: Kosova duhet të marrë kontrollin në veri tani, edhe me një konflikt të dobët

schedule21:32 - 11 Nëntor, 2022

schedule 21:32 - 11 Nëntor, 2022

Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë është bërë tema e debatit edhe në emsionin “Log.” këtë mbrëmje në Abc. Plani franko-gjerman ka qenë fokusi i ditëve të fundit, ndërsa nuk dihet ende qartë përmbajtja e tij.

Teksa u ndal tek ky plan, analisti Genc Burimi tha nga Parisi se problemi më i madhë shtë mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Europian. Pa një hap të tillë, Burimi tha se nuk shkohet më tej.

“Nuk është habi, motori franko-gjerman nuk është një term klishe. Franca dhe Gjermania janë lokomotiva e Europës për shumë iniciativa. Mua problemi më duket mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet e BE. Po nuk pati BE një koherencë të saj që të gjitha vendet të njohin Kosovësn, nuk mund të shkohet më tej. Kjo është etapa e parë, është e vonuar. Janë 5 vende që nuk e njohin”, tha Burimi.

Ai shtoi gjithashtu se takimi i pritur sot në Paris mes Albin Kurtiti dhe Vuçiçit nuk mund të ndodhte pasi ky i fundit e mendon veten superior. Më tej Burimi theksoi se Kosova duhet të marrë kontrollin në veri, pavarësisht nga çmimi që ka ky akt.

“Nuk mund të ndodhte sepse sot Vuçiç mendon se është në këtë raport force është një forcë superiore, sa kohë vazhdon sipas tij moszbatimi i marrëveshjes me BE në 2013 për asociacionin. Mendoj se lëvizja e Kurtit është lëvizje që duhej bërëë. Nëse Kosova nuk vë nën kontroll veriun tani, kur do e bëjë? Mund të ketë edhe një konflikt të vogël, por ky është momenti. Sot Serbia po e sheh që Rusia e madhe është copë e copë. S’duhet besuar Serbia. Ka vënë dy kushte të papranueshme. Nuk e njeh Kosovën dhe kërkon asociacionin. Duhet marrë në kontroll veriu i Kosovës me çdo lloj çmimi”, tha Burimi. /abcnews.al