Ukraina po ndërton një mur në kufirin e saj me Bjellorusinë, një aleat kyç i Rusisë nga ku Vladimir Putin filloi një pjesë të pushtimit të tij në shkurt.
Muri i betonit do të përforcohet me tela me gjemba, një hendek dhe një argjinaturë për të forcuar kufirin e tij me Bjellorusinë, raporton Kyiv Independent.
Nënkryetari i zyrës së presidentit Kyrylo Tymoshenko tha se muri tashmë shtrihet në tre kilometra dhe ndërtimi po zhvillohet gjithashtu në rajonet Rivne dhe Zhytomyr të Ukrainës.
/abcnews.al