Porti i Durrësit, Rama shpërthen në Twitter: Akuzat e opozitës, tallje e radhës me shqiptarët që ndjekin akoma këta të pa fe

schedule14:55 - 11 Nëntor, 2022

schedule 14:55 - 11 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter ku i kundërpërgjigjet akuzave të opozitës, e cila kundërshton kategorikisht marrëveshjen e qeverisë për Portin e Durrësit.

Rama shkruan se se kundërshtimi i opozitës për ardhjen e kompanisë investitore në Portin e Durrësit janë një tallja e radhës e opozitës për shqiptarët që akoma u besojnë.

Postimi i Ramës

Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman.

Kuvendi miratoi dy ditë më parë një procedurë të përshpejtuar për marrëveshjen për Portin e Durrësit. 62 deputetë votuan pro kalimit të kësaj marrëveshje me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që 19 ligjvënës kanë votuar kundër. Bëhet fjalë për një investim me vlerë 2 miliard euro.
 /abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!